Skip to content
Të Gjitha

E joshi përmes Snapchatit duke e ftuar në shtëpi, e reja i bën gjëmën 29-vjeçarit

· 1 min lexim

Një 19 vjeçare ftoi një 29 vjeçar në banesën e saj, pasi kishin komunikuar më parë në “Snapchat”.

Mirëpo në banesën e vajzës ndodhej i dashuri dhe shoku i tij, të cilët rrahën dhe grabitën 29-vjeçarin.

Ngjarja është regjistruar të enjten në qytetin e Gjakovës.

A.N. shkoi në banesën e vajzës me iniciale A.D.,por aty u përball me dy persona të maskuar, të cilët e goditën me shufra hekuri dhe më pas i morën portofolin me 160 euro brenda.

Pas grabitjes ata e kërcënuar 29-vjeçarin, që të mos njoftojë policinë, shkruan “Gazeta Express”.

Drejtori i policisë së Gjakovës ka thënë për mediat kosovare se A.D., ka pranuar fajësinë.

I dashuri i vajzës dhe shoku i tij janë identifikuar nga policia, e cila ka nisur punën për kapjen e tyre.