Skip to content
Të Gjitha

Dyshimet për sulm terrorist/ Lajmi në mediat italiane i pavërtetë, Bujar Hysa prej 3 vitesh brenda hekurave

· 1 min lexim

Në mediat italiane po qarkullon lajmi për dy shqiptarë, që dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist, si ai i nëntorit të 2015-ës në Paris.

Gjithashtu u përmendën edhe dy emra, Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha.

Ky i fundit në një komunikim me ‘Ora news” ka mohuar akuzat.

Ai është shprehur se lajmi është i stisur dhe i paguar nga Shqipëria.

Ndër të tjera Hixha ka treguar edhe një problem që ka pasur me drejtësinë italiane, të cilin e ka zgjidhur dhe tashmë jeton në Francë.

Lajmi i publikuar në mediat italiane nuk është i vërtetë, pasi i akuzuari tjetër Bujar Hysa, ndodhet në qeli prej 3 vitesh, pasi është dënuar me 18 vite heqje lirie.

‘Newsbomb’ shkruan, se autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë njoftim nga pala italiane, pasi menjëherë do t’i referonin dënimin e Hysën dhe vendin ku ndodhet i izoluar.