Dy shqiptarë arrestohen në Itali, sekuestrohen 202 kg kokainë

Dy shqiptarë të moshës 44 dhe 37 vjeç janë arrestuar në Milano dhe Agrate të Italisë pasi janë kapur në flagrancë me një sasi prej 202 kilogramë kokaine e cila është gjetur brenda disa makinave të një garazhdi.
Kontrolli nga forcat e ushtrisë filloi në Agrate. Tre patrulla karabinierësh zbritën në parkingun përballë godinës nr. 90 në via Giringhella, lagja rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni. Policia ka ndërhyrë dhunshëm për hapjen e dyerve të garazheve, ndërsa duket se baza e kokainës, është zbuluar pasi një person, që u shfaq me pranga në duar në momentin e nisjes së operacionit, mund të ketë bashkëpunuar. Karabinierët gjetën atë që ndoshta e dinin tashmë, sasi kokaine, të fshehura në makina, në një total prej 142 kilogramësh. Ndërkohë, kolegët nga Milano kanë vijuar operacionin me arrestimin e një personi tjetër, edhe ky shqiptar, të cilit i ishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë, që u sekuestrua.