Skip to content
Kronikë

Dy makina përplasen në aksin Laç-Milot, një drejtues i plagosur

· 1 min lexim

Në aksin rrugor Laç-Milot janë përplasur sot dy makina me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njëri prej drejtueseve të mjeteve, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor  “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin  N. P.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit  shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore”, informoi sot policia.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit.