Skip to content
Të Gjitha

Dy emrat e ministrave të rinj tek Meta, kurorëzohet fitorja e parë e protestuesve

· 1 min lexim

Dy ministrave të rinj, me propozim të kryeministrit Rama, kanë mbërritur sot në mëngjes në Presidencë. Po ashtu, është dorëzuar edhe shkarkimi i ministrit Lleshaj.

Dje, kryeministri Rama njoftoi se ministri Bledi Çuçi është propozuar nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, e cila propozohet të marrë detyrën e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin që ai drejton.

/Gazetareforma.com/