Skip to content
Kronikë

Dy aksidente në pak minuta, përmbyset kamioni me karburant në Librazhd

· 2 min lexim

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur pasditen e sotme në vendin tonë. Një automjet ka përplasur një çift që po udhëtonte me motor në aksin Korçë-Bilisht. Sipas informacio0neve që vinë nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se një mjet është përplasur  me një motor dhe për pasoj ka mbetur  e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në të. Mësohet se në vendin e  ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Gjithashtu burime bëjnë me dije se e dëmtuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku dhe ka marrë ndihmën e  nevojshme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrrakë. Një kamion me karburant është përmbysur në mes të rrugës. Fillimisht, shoferi i kamionit mbeti i bllokuar poshtë mjetit. Por fatmirësisht ai ka arritur të shpëtojë pa dëmtime. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara.  Gjithashtu burime bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë policia dhe ambulanca.