Skip to content
Kryesore

Fier/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në kanal

· 1 min lexim

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.

Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit, duke mos mundur të manovrojë në kohë.

Fatmirësisht, drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha. Kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine, të cilat janë dëmtuar rëndë nga përplasja dhe rënia në kanal.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.