Skip to content
Të Gjitha

“Dritan Goxhaj është emblemë kombëtare!”, sërish protestë në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

· 2 min lexim

Pasditen e sotme mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para presidencës në Tiranë.

“Sot ka dhe një numër më të lartë të demonstruesve në mbështetje të Dritan Goxhaj. Bëhet fjalë për mos ekstradimin e tij drejt Hagës. Sot pjesë e protestës janë qytetarë kosovarë që kanë ardhur në Tiranë në mbështetje të tij. Pritet të ketë një seancë gjyqësore ditën e nesërme në orën 12:00 dhe pritet se çfarë do bëjnë mbështetësit e tij. Kujtojmë që më datë 18 gusht u mbaj seanca e kërkuar nga avokati i tij, Bashkim Nikolli, por u mbajt në fuqi masa e paraburgimit”, raportoi live Muka.

“Dritan Goxhaj është emblemë kombëtare”, tha një prej qytetarëve. Sakaq i pranishëm ishte dhe avokati i Dritan Goxhajt, Bashkimi Nikolla.

Kujtojmë që Dritan Goxhaj u arrestua në 31 korrik në Tiranë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës, pasi akuzohet për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së. Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.