Skip to content
Politikë

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shtyrë përsëri.

Seanca e re do të mbahet më 28 janar, pasi avokatët e Mediut kanë dorëzuar pyetje të tjera lidhur me aktin e ekspertimit tekniko-ushtarak.

Mediu është i akuzuar për shpërdorim detyre, për shkak të dyshimeve se ka shkelur procedurat në procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ish-“Brigatën e Tankeve” në Gërdec.