Skip to content
Të Gjitha

Dosja e tërmetit, gjykata merr vendimin për 30 të arrestuarit në Tiranë

· 2 min lexim

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për 30 të arrestuarit për dosjen e tërmetit.

Në burg janë lënë 7 persona, në mesin e të cilëve ish-kryetarët e komunave të Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.

Pasi dëgjoi ditën djeshme për 7 orë palët, prokurorinë dhe mbrojtjen, gjykata vendosiu të japë sot vendimet.

Aktualisht në kërkim për dosjen tërmeti në Tiranë janë 11 persona.

Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua 4 ditë më parë. Ata akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” , “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”.

Në Durrës ndërkohë janë arrestaur 18 persona, nga të cilët 9 kanë fituar lirinë, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim.

Detyrim paraqitje

1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

2-Reis Muca- Detyrim paraqitje

3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje

4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje

5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

7-Stela Maze- Detyrim paraqitje

8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje

 Arrest shtepie

1-Faik Fejza- Arrest shtëpie

2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie

3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie

4-Agim Eski- Arrest shtëpie

5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie

6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie

7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie

8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie

9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie- Aktualisht në spital me probleme shëndetësore

10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie

11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie

12- Luan Beta- Arrest shtëpie

 Arrest me Burg

1-Hodo Gjoni arrest burg

2- Artur Skela- Arrest meburg

3- Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg

4- Besnik Fucia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg

5 -Naim Shehi- Arrest me burg

6- Gezim Shkalla – Arrest me burg

7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkes- Arrest me burg