Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Do të kemi një shtator të vonuar”, sinoptikanja: Nuk do të ketë ulje temperaturash

14:29 20/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Edhe kjo javë pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës që vjen pritet një freskim i motit, shoqëruar dhe me reshje shiu. Kështu ka deklaruar sinoptikania Lajda Porja në një prononcim për “News24”, ku u shpreh se këto 5 ditë, pritet të kenë temperatura të larta në 37 gradë celsius, ndërsa shtoi se me temperatura mbi normalen do të nisë edhe muaji shtator.

“Në asnjë ditë të gushtit nuk kemi pasur vlera normale, por më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët.

Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori.

Ditët e fundit të gushtit do na rikujtojnë vlerat 32-33 gradë, për të marrë frymë. Pritet që edhe java e parë e shtatorit të jetë në këto vlera, 32-33. Këto janë vlera më të freskëta për neve, por në fakt krahasuar me vitet e tjera dhe me vlerat që duhet të ketë shtatori, janë temperatura më të larta se vlerat normale.

Do të kemi një vjeshtë të vonuar, me vlera mbi normalen. Deri ditën e mërkurë të kësaj jave, temperatura shumë të larta do të ketë në territor. Vlerat më të larta do të jenë në Elbasan, Berat.

Pritet që e mërkura, e enjtja dhe e premtja të sjellin reshje në territor, kryesisht në zonat veriore, ku ka dhe vatra zjarri. Shirat do të jenë në formë rrebeshe, edhe në zonat qendrore, duke përjashtuar vetëm zonat e bregdetit”, u shpreh sinoptikanja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: porjasinoptikanjatemeperaturat

Të tjera

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut
Kryesore

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, një traditë që mbledh çdo...

13:01 19/08/2025
3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
Para
U takuan në varreza për të shkëmbyer kokainën, 2 shqiptarët kapen mat nga policia në Itali

U takuan në varreza për të shkëmbyer kokainën, 2 shqiptarët kapen mat nga policia në Itali

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip