Skip to content
Të Gjitha

Do të jepet me qira për 10 vite, në shtator hapet ankandi për parkun e Drilonit

· 1 min lexim

Parku i Drilonit për 10 vitet e ardhshme do të jepet me qira, me qëllim për të nxitur punësimin turizmin dhe aktivitetet që gjenerojnë të ardhura.

Bazuar në buletinin e prokurimeve publike, “Albturist” ka hapur ankandin për dhënien me qira të “Drilon2”, shkruan “Monitor”.

Sipërfaqja e tij e përgjithshme është 2500 m², nga të cilat 605 m² nën objekt dhe pjesa tjetër sipërfaqje funksionale.

Konkurimi do të hapet në vlerën 172.600 lekë në muaj, për të gjithë të interesuarit.

Ndërkohë ankandi do të mbahet më 9 shtator në Ministrinë e Financave në orën 10:00.

Konkurentët do të vlerësohen si më poshtë:

Investimi – 40 pikë

Punësimi – 30 pikë

Tarifa mujore e qirasë – 30 pikë

Driloni është një nga qendrat më piktoreske dhe më të vizituara në juglindje të Shqipërisë.

Ai është i rrethuar nga një qetësi e jashtëzakonshme, ku një nga aktivitetet kryesore është xhiro me varkë.