Skip to content
Të Gjitha

Djegia mandateve, aleati i Bashës firmos dorëheqjen

· 1 min lexim

Pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parlamenti i ka dërguar një shkresë të dytë ku rregullon specifikimet teknike dhe sqaron procedurën që  duhet te ndiqet, për vendet vakante që u krijuan nga dorëheqja e deputetëve të opozitës.

Sot kryetari i Partisë Republikane ka firmosur dorëheqjen pranë Kuvendit.

Ndërkohë që Parlamenti ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e Fatmir Mediut.

Mediu nuk e dorëzoi që në fillim mandatin e tij për shkak se ditën e protestës ndodhej në Vjenë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.