Skip to content
Kryesore

Djali iu ekzekutua me breshëri plumbash, kush është ish-gjyqtari Fran Prendi

· 1 min lexim

Klaudio Prendi, i ekzekutuar mesnatën e djeshme në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Fran Prendi ka shërbyer si gjyqtar në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda që nga viti 2006, duke vijuar për një vit në Gjykatën e Posaçme.

Në nëntor të vitit 2020, ai dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, pa kaluar procesin e vetingut.

Ndër vendimet kryesore gjyqësore që ka drejtuar si kryesues, përmenden ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si dhe vendimi ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.