Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ditëlindja që u kthye në tragjedi, detaje të reja nga aksidenti me tre viktima në Elbasan

11:46 02/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme në aksin Librazhd-Elbasan ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi një makinë, në të cilën ndodheshin shumë njerëz ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka rënë në lumin Shkumbin.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar 3 humbje jete, të cilët ishin  një çift me origjinë nga Kukësi humbi jetën bashkë me një 18-vjeçar.

Familja Keqa, me orgjinë nga fshati Kalis i Kukësit, po udhëtonte në drejtim të Korçës me një automjet tip “Benz” kur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” ka dalë nga rruga, në përpjekje për të shmangur përplasjen me një automjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit është nga Elbasani.

Për pasojë, mjeti i parë, në përpjekje për të shmangur përplasjen, ka dalë nga rrugë duke rrëshqitur rreth 300 metra në greminë e duke përfunduar më pas në ujërat e lumit Shkumbin.

Automjeti u përmbys në ujërat e lumit, duke qenë fatale për çiftin Elmi Keqa, 53 vjeç dhe Elona Keqa, 35 vjeçe, si dhe për 18- vjeçarin Elis Sulmataj. Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe të rinjtë Ambra Mhilli, 20 vjeçe, si dhe Elisiado Keqa, 10 vjeç.

Dy të plagosurit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Familja me origjinë nga Kukësi ishte nisur drejt zonës së Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, por udhëtimi u kthye në tragjedi.

Kthesa e forta në këtë aks rrugor dhe moti i keq që shkaktonte rrëshqitje gurësh, kanë bërë që drejtuesi i mjetit tip “Benz”, në përpjekje për të shmangur përplasjen me automjetin që vinte në krah të kundërt, të përfundonte vetë jashtë rrugës.

Forcat Zjarrfikëse dhe ato të Policisë shkuan në vendin e aksidentit të rëndë dhe u deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti që kishte përfunduar në ujërat e lumit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Pritet shembja e 100 godinave, banorët e Paskuqanit dalin në protestë

Pritet shembja e 100 godinave, banorët e Paskuqanit dalin në protestë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip