Skip to content
Rajoni

Dialogu me Serbinë, ekipi negociator i Kosovës takon sot Mogherinin

· 1 min lexim

Delegacioni i Kosovës do të nisë sot bisedimet  me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët do të takohen sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo është hera e parë që ekipi negociator udhëton drejt Brukselit pas mandatimit në Kuvendin e Kosovës, pa votat e LDK dhe Vetëvendosja, të cilat janë shprehur kundër dialogut.

Por edhe pse pala kosovare do të jetë e pranishme në takimin me Mogherinin, Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë.

Lidhur me bojkotin zëdhënësja e Këshillit Europian Maja Koçijançiç është shprehur se dialogu mes dy vendeve do të vijojë.

“Dialogu politik i Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe asgjë nuk do të ndryshojë këtu”.