Skip to content
Kronikë

Dhunoi 3-vjeçaren në kopsht, rimerret në pyetje edukatorja

· 1 min lexim

Edukatorja e kopshtit privat “4 Stinët” në Tiranë, Majlinda Dehima është arrestuar dje me urdhër të prokurorisë, e cila akuzohet për “keqtratim i të miturit”. Ajo është marrë sërish në pyetje nga grupi hetimor i ngjarjes.

Burime bëjnë të ditur se ajo ka dhënë të njëjtën deklartë, duke thënë se këmbën 3-vjeçarja e ka dëmtuar në hapësirat e krevatit. Bëhet me dije se Prokuroria do të nisi sërish hetimet duke iu referuar pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga e gjithë ngjarja.

Kujtojmë se dhuna ndaj 3-vjeçares është publikuar disa ditë më parë, pamjet të cilat tronditën mbarë opinionin publik.