Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëshmia e fortë e Dumanit: Kush qëndron pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj

14:23 20/03/2025
Reading Time: 3 min lexim
Dëshmia e fortë e Dumanit: Kush qëndron pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj

Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar përballja e Nuredin Dumanit me anëtarët e bandave rivale që operonin në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Tiranë. Gjatë seancës së sotme, Dumani ka bërë deklarata tronditëse mbi vrasjen e ish-shefit të policisë në Komisariatin nr.6, Dritan Lamaj, e cila ndodhi më 24 shkurt 2013.

Dumani ka zbuluar emrin e personit që, sipas tij, qëndron pas këtij ekzekutimi me pagesë. Ai ka treguar se ka patur një konflikt të mëparshëm me Lamajn dhe ka përmendur një bisedë me Festim Qolin, i cili i ka thënë se vrasja ishte kryer nga Henrik Hoxhaj.

Dëshmia e Dumanit: “Mu bë qejfi, do i jepja drekë çunave”

Gjatë seancës, Dumani ka shpjeguar se si ka mësuar për vrasjen e Dritan Lamajt dhe si ka reaguar ndaj lajmit:

“Pata një debat me një shef policie tek Komisariati nr.6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë (Festim Qolit) do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.”

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në sallën e gjyqit, pasi Dumani ka përmendur emrin e Hoxhajt si personin që kreu vrasjen.

Si u njoh Dumani me Henrik Hoxhajn?

Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka shpjeguar marrëdhënien e tij me Henrik Hoxhajn dhe takimet që ka pasur me të:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 2019, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më përmendi kur dola nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura. Pastaj e takova në ditëlindjen e Festim Qolit dhe më vonë tek hoteli “Diplomat”.

Dumani ka treguar gjithashtu se me Hoxhajn dhe Qolin kanë diskutuar për atentate të planifikuara dhe blerjen e një telefoni të enkriptuar.

Planet për atentatin ndaj Dorian Shkozës

Në vijim të dëshmisë së tij, Dumani ka treguar edhe për një tjetër ngjarje kriminale, duke përfshirë personat që kishin rol në vrasjen e Dorian Shkozës:

Avokati: Kush u përfshi tjetër në këtë vrasje?

Dumani: Klevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.

Ai ka rrëfyer edhe se si plani për vrasjen kishte dështuar një natë më parë për shkak të një problemi me automjetin që do të përdornin.

Avokati: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokati: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokati: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokati: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Në përfundim të seancës, Dumani ka mohuar se kishte ndonjë qëllim për të vrarë Anxhelo Avdinë, duke u shprehur: “Asnjëherë.”

Vijimi i procesit gjyqësor

Dëshmia e Dumanit ka hedhur dritë mbi ngjarje të shumta kriminale dhe ka përmendur emra të tjerë të përfshirë në këto atentate. Procesi gjyqësor po vijon me dëshmi të tjera që pritet të zbulojnë më shumë detaje për rolin e secilit prej të akuzuarve në veprimtarinë kriminale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Dritan LamajNuredin Dumani

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbi Veliajt

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbi Veliajt

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip