Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Der Standard”: Një kompani po bllokon llogaritë e Shqipërisë për paratë e Beketit

22:39 26/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria thotë se gjyqi me Françesko Beketin duke vazhduar, por sipas ligjit ndërkombëtar të Arbitrazhit detyrimet duhen paguar. Gazeta austriake Der Standard, e cila thotë se asetet e shtetit shqiptar nëpër botë kanë nisur të sekuestrohen për shkak se qeveria shqiptare ka refuzuar të paguajë gjobën e arbitrazhit, prej mbi 100 milionë euro, për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

Der Standard thotë se vetëm selitë diplomatike nuk mund të konfiskohen, ndërsa për pjesën tjetër firmat ligjore kanë të drejtë për të nisur procedurën e konfiskimit. Këtu përfshihen llogari bankare, apo lloje të tjera pasurish.

Sipas gazetës, një email i pazakontë ka mbërritur nëpër disa banka dhe kompani energjetike austriake. Një firmë ligjore u kërkon të dinë nëse kanë ndonjë aset apo pretendim nga Republika e Shqipërisë.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve u dha atyre rreth 100 milionë euro kompensim në prill të vitit 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare, që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, shkruan gazeta.

Mësohet se në Austri, një firmë ligjore ka ndërmarrë përsipër mbledhjen e mbi 25 milionë eurove pasuri për Françesko Beketin.

Përfaqësuesi i kësaj firme thotë se të tilla procedura janë të rralla. Sipas gazetës, krahas Austrisë, të tilla procedura po zhvillohen edhe në shtete të tjera. Qeveria shqiptare pretendon se çështja është në apel, por borxhi është i detyrueshëm të paguhet, shkruan gazeta.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arbitrazh demshperblimBeketi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Ja si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori, ministrja Kushi: Maturantët do të shkojnë në klasa!

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip