Skip to content
Të Gjitha

Deputeti pro karantinës, thirrje qeverisë për tu përgatitur për skenarin më të keq!

· 1 min lexim

Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë apel qeverisë që të mendojë për skenarin më të keq të mundshëm dhe që të jetë në gatishmëri edhe për një karantinë të dytë të plotë.

Murrizi e ka bërë këtë deklaratë teksa ishte i ftuar në emisionin “Intervista e Mbrëmjes”, ku ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.

Deputeti u shpreh se ajo që po ndodh që prej 12 marsit është një teatër, pasi politika po i “fut hundët” edhe në gjëra që nuk duhet të ndërhyjë.

“Për pjesën e analizës së pandemisë nuk dua të trazohem. Prej 12 marsit shoh një teatër të pështirë. Politika fut hundët në diçka që realisht nuk i përket politikës. Por edhe ekspertët, që duhej të ishin violinë e parë, më shumë për të këshilluar qytetarët, janë akoma të papërgatitur.

Bota nuk e ka ndarë akoma, është prodhuar apo jo vaksina? E zgjidh apo nuk e zgjidh përfundimisht? Ne kemi patur ekspertë në Shqipëri që jepnin receta groteste, të thoje ti këta kanë zbritur nga NASA dhe këta dinë gjithçka”, ka thënë i mllefosur deputeti Murrizi.