Skip to content
Të Gjitha

Deputeti i LSI shpërthen ndaj Fleckenstein: “Shoku Knut s’kemi nevojë për shërbimet e tua të dështuara”

· 1 min lexim

Pas deklaratës së bërë nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistën për “Deutsche Welle”, ka reaguar deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Fleckenstein u shpreh i zhgënjyer për djegien e mandateve nga opozitarët, ndërsa Spahiu thotë se gjatë kohës kur zoti Knut ishte monitories për Shqipërinë këtu ndodhën krizat më të rënda, politike, ekonomike dhe sociale.

STATUSI I PLOTË

Për shokun Knut!
—–
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!