Skip to content
Politikë

Deputetët e opozitës dorëzohen dhe largohen nga oborri i Parlamentit

· 1 min lexim

Pavarësisht se tentuan që të bllokonin mbajtjen e seancës plenare duke bllokuar hyrjen e kolegëve të tyre socialistë në sallë, duket se nuk kanë pasur sukses.

71 deputetë të PS kanë qenë të pranishëm në sallë duke hyrë nga hyrja e sigurisë, dhe duke mundësuar kështu mbajtjen e seancës.

Deputetët e opozitës largohen nga oborri i Parlamentit, pas disa minutash diskutimesh e konfrontimesh me punonjësit e Gardës por edhe deputetë të mazhorancës