Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dënohet 30 vjet burg siçiliania që porosit vrasjen e ish-të dashurit shqiptar

22:18 26/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Italiania nga Siçilia që porositi vrasjen e të ish-dashurit shqiptar u dënua sot me 30 vjet burg. Ngjarja e rëndë u zbulua në janar të vitit të kaluar, ku në një rezidencë luksoze në Senago u zbulua skeleti i murosur i një njeriu.

Carmela Sciaçhitano, 65-vjeçe, ish-e dashuruara e viktimës, Astrit Lamaj, u dënua për krimin e ndodhur në vitin 2013, Shtetasi shqiptar ishte 42 vjeç kur u mbyt në një vilë në Muggiò, në zonën e Monzës dhe më pas u muros në një rezidencës luksoze në ndërtim asokohe. Trupi i pajetë u gjet gjashtë vjet më vonë, falë deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Dënimi iu dha sot me gojë nga gjykatësi. Përveç saj, gjykata dënoi edhe vëllezërit Angelo dhe Carmelo Arlotta, përkatësisht me 24 dhe 14 vjet burg.

Gruaja, sipas prokurorit Rosario Ferracane, porositi vrasjen e ish-it të saj për ta “ndëshkuar” për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre romantike dhe për shkak se dyshonte se ai e kishte vjedhur në të kaluarën, shkruan gazeta “Corriere”. Trupi i tij u gjet pas 6 vitesh, pikërisht në janar të 2019 në një vilë antike në provincën e Milanos.

Krimi i pasionit u ekzekutua me ndihmën e klanit mafioz besnik të bosit të Cosa Nostras Toto Riina, janë disa nga elementët e zbardhur deri më tani nga autoritetet italiane e që lidhen me vdekjen e shqiptarit Lamaj.

Sipas policisë italiane, 64-vjeçarja Carmela Sciaçhitano, është porositësja e ekzekutimit makabër të shqiptarit Astrit Lamaj. Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës dhe Milanos kanë zbardhur se shqiptari Astrit Lamaj kishte qenë për rreth një vit i dashuri i saj. Ajo që ka paguar 8 persona për kryerjen e këtij krimi, 5 prej të cilëve janë vënë në pranga nga policia italiane..

Mediat italiane rrëfejnë se sicilçania e emigruar prej vitesh në veri të Italisë, Carmela Sciaçhitano bënte një jetë mjaft të mirë, gjithnjë e qeshur e kuruar në pamje sa e vështirë të besohej se ishte ajo që kishte porositur vrasjen kaq makabre të ish-të dashurit të saj Astrit Lamaj.

Shqiptari më parë është dhunuar fizikisht, mbytur e për të zhdukur trupin e kishin hedhur në një pus të braktisur duke e murosur në një vilë antike në komunën Senago në provincën e Milanos, ku u gjet dhe në janar të këtij viti.

Si u zbardh pas 6 vitesh vrasja?

Zbardhja e vrasjes së shqiptarit është bërë pas rrëfimit të një të dënuari siçilian Carmelo Arlotta e një nga autorët e ekzekutimit të tij.

Sipas rrëfimit të Carmelo Arlottas, shqiptari Astrit Lamaj është vënë në kurth nga autorët e krimit me motivin e shitblerjes së një sasie droge. Takimi ishte lënë në garazhin e një banese në komunën Muggia të Monzës. Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, i cili aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz.

Jeta e Carmela-s

Mediat italiane hedhin dritë mbi jetën e Carmela-s e cila njihej nga të gjithë si Carmelina. Martohet në moshë minorene në Sicili e pas një martese jo të lumtur divorcohet e emigron në veri të Italisë, Punon si shitëse deri sa martohet me një pronar bizhuterish. Në vitet ‘90 Carmela shndërrohet në një star telemarketingu në televizionin lokal Rete A.

Pas vdekjes së bashkëshortit ajo lidhet me një sicilian pronar i disa lokaleve të natës në Genova, e hap në pronësi të saj një dyqan floriri. Siciliani vendos të ndërpresë lidhjen me Carmelan e sipas rrëfimit të Carmelo Arlotta dhe ai rrihet për vdekje me porosi të saj. Hetimeve të policisë italiane kanë gjetur dëshminë mjekësore të asokohe në spitalin e Genovas e që vërteton se ish- i dashuri i Carmelas ishte dhunuar fizikisht me dy krahë të thyer.

Emigranti shqiptar Astrit Lamaj me precedent penal nga drejtësia italiane ishte sinjalizuar i zhdukur nga janari i viti 2013. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i vëllai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Italikrimmafia

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Tërmeti/ Basha: Qeveria kreu krim shtetëror ndaj banorëve të Thumanës

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip