Skip to content
Të Gjitha

Demokratët mbajnë premtimin, depozitojnë padinë për PPP-të e “Orikum-Dukat” dhe “Milot-Balldren”

· 1 min lexim

Gjatë seancës së kaluar parlamentare, maxhoranca hodhi poshtë dekretet e presidentit Ilir Meta,për koncesionet e akseve “Milot-Balldren” dhe “Orikum-Dukat”.


Ndërkohë siç kishin paralajmëruar edhe më herët, Grupi Demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, për këto projekte.


Nëpërmjet këtij kallëzimi, demokratët kërkojnë nisjen e procedimeve penale, pasi sipas tyre ka pasur shkelje penale, shkruan “Shqiptarja.com”.


Kallëzimi u bë nga deputeti Halit Valteri, i cili u shpreh se nëpërmjet tij, synohet të veprojë drejtësia dhe të ndëshkohen grabitësit.


Ndërkohë kryetarja e Grupit Parlamentar të PD, Rudina Hajdari, kishte deklaruar më herët në Parlament, se personat që kanë miratuar kontratat koncesionare, kanë dëmtuar interest e shteti, si dhe kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.


Gjithashtu ajo tha se nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk e merr përsipër, çështja duhet të shkojë deri në SPAK.