Skip to content
Të Gjitha

COVID në Gjykatën e Tiranës, infektohen dy gjyqtarë dhe tre sekretare

· 1 min lexim

Koronavirsui prek dhe Gjykatën e Tiranës pasi së fundmi janë infektuar tre sekretare në dhomën Civile të Tiranës dhe dy gjyqtarë në Dhomën Penale.

Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore, por që në momentin që kanë marrë përgjigjen pozitive gjyqtarët janë karantinuar në banesat e tyre.

Më parë u njoftua  se janë infektuar me Covid-19 një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Berat dhe 2 mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Ndërkohë janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.