Skip to content
Të Gjitha

COVID-19 nuk ndërpret punën e KED, mbledhje online për verifikimin e 12 kandidatëve

· 1 min lexim

Epidemia COVID-19 nuk e ka ndërprerë punën  e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mësohet se KED po zhvillon një mbledhje online, për verifikimin e 12 kandidatëve, pas largimit të Fatos Lulos dhe Besnik Imerajt.

Vakancat janë shpallur nga parlamenti dhe presidenca në gusht dhe shtator 2019.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me 4 anëtarë, pasi Besnik Muçi, i cili kishte bërë më parë betimin te presidenti, nuk e kaloi dot Vettingun.

Gjykata Kushtetuese u bë mollë sherri mes Metës dhe maxhorancës e kreut të KED, Ardian Dvorani nga ana tjetër.

Presidenti njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses, ndërsa maxhoranca dhe KED njohin Arta Vorpsin.

Për këtë çështje, Kuvendi i është drejtuar Komisionit të Venecias, i cili në raportin paraprak është shprehur se Meta ka vepruar drejtë.

Konflikti mes maxhorancës dhe Metës kulmoi me tubimin e disa javëve më parë, pasi komisioni parlamentar miratoi projektligjin që zbeh rolin e presidentit në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.