Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar qytetarët në lidhje me të dhënat e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 278 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 8 qytetarë, ndërsa 11 pacientë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, tha ministria.

 

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan.

Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 278

Testime totale 2,008,580

Raste pozitive 332,216

Raste të shëruara 328,458

Raste Aktive 164

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138

Gjirokastër 10

Fier 5

Berat 4

Vlorë 2

Shkodër 1

Elbasan 1

Kukës. 1

Dibër 1

Lezhë 1