Skip to content
Të Gjitha

COVID-19/ Në mesin e të prekurve 4 gra shtatzëna e 14 policë, ja si paraqitet gjendja e tyre

· 1 min lexim

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, pasi bëri përditësimin e të dhënave rreth situatës së COVID-19, iu përgjigj interesit të gazetarëve.

Fico bëri me dije, se nga 60 infermierë të prekur në total, 2/3 e tyre janë shëruar.

Po ashtu, gjysma e fëmijëve të prekur nga COVID-19 janë shëruar dhe asnjë prej tyre nuk ndodhet në spital.

“Kemi 60 mjekë dhe infermier, dhe 2/3 janë të shëruar. 21 fëmijë të prekur, por lajmi i mirë është se gjysma e tyre janë shëruar dhe asnjë nuk është në spital”, tha Fico.

Gjithashtu që prej fillimit të epidemisë, janë konfirmuar me COVID-19, 14 policë dhe një gazetar, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Koronavirusi nuk ka kursyer as gratë shtatzëna, ku deri më tani janë regjistruar 4 raste, të cilat për fat të mirë janë në gjendje të qëndrushme shëndetësore.

Bilanci i COVID-19 në vendin ka shkuar në 609, në mesin e të cilëve 26 viktima dhe 345 të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 25 raste të reja, nga 242 testime të kryera.