Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga Cojvid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve te reja nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë i  Ministrisë  së Shëndetësisë:

29 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!