Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ka përditësuar të dhënat e situatës së Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Sot janë shëruar 159 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158.909 persona.  Theksojmë se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5678 persona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!