Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.  Njoftohet se nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga  5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të  shëruarve në 158.750 persona.  Ndërkohë në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

17 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!