Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur shifrat e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.  Nuk shënuar asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit nga virusi  Covid-19, ndërsa për sa i përket infektimeve të reja nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës. Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.

 Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës

22 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.

Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!