Skip to content
Të Gjitha

COVID-19 në Kosovë: Dalin rezultatet për 95 personat e izoluar në konviktet e Prishtinës

· 1 min lexim

Prej ditësh shumë persona të kthyer nga vende të ndryshme të botës ishin izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Së fundmi, grupi i tretë i personave të vendlsur në këtë karantinë iu nënshtruan testeve të COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Izet Sadiku, infeksionist në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë mund të largohet sot në shtëpi, pasi të gjithë personat janë të shëndetshëm.

Karantina-COVID 19. Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativë!Nesër ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi”, ka shkruar Sadiku.
Nga 13 marsi e deri tani numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140 persona, 23 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 2 kanë ndërruar jetë.