Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur të dhënat mbi situatën e Covid-19 në vend.  Njoftohet se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast humbje jete ndërsa për sa i përket infektimeve të reja nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Theksojmsë së në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Ndërkohë sot janë shëruar 235 qytetarë duke e çuar numri e përgjithshëm të të shëruarve në 222.257 persona.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

28 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.812.751 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257.

Në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!