Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin ditor të Covid-19, duke evidentuar infektimet e reja, humbjet e jetëve si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

Bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.  Ndërsa për sa i përket rasteve të reja njoftohet se nga 221 testime kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 , 4 qytetarë.

Ndërkohë që sot janë shëruar 6 persona dhe në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 48.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

13 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.)

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.

Në total numri i rasteve aktive është 48.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!