Skip to content
Të Gjitha

Covid-19/ Greqia vendos rregulla të reja, njoftimi i Konsullatës shqiptare

· 1 min lexim

Greqia ka vendosur masa rtë reja dhe mbyllje të pjesshme të qyteteve  për kufizimin e përhapjes së Covid-19.  Ndërkohë Zyra Konsullore shqiptare në Athinë u bëri thirrje gjithë bashkatdhetarët që për të marrë shërbimet në sportelet e tyre duhet të respektojnë disa rregulla.

Njoftimi i Konsullatës:

Në kuadër të masave më të fundit të shpallura nga qeveria greke, të cilat hyjnë në fuqi në datën 3 nëntor 2020, ora 6:00, për kufizimin e përhapjes së COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë bashkatdhetarëve tanë të cilët do të paraqiten për marrjen e shërbimeve pranë sporteleve të Zyrës Konsullore Athinë, të respektojnë me përpikmëri rregullat e vendosura:

  1. Përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambientet jashtë dhe brenda Ambasadës.
  2. Shmangien e grumbullimeve jashtë dhe brenda ambienteve të Ambasadës.
  3. Ruajtjen e distancës sociale jashtë dhe brenda ambienteve të Ambasadës.
  4. Puna në Zyrën Konsullore do të vijojë në përputhje të plotë me masat e vendosura, duke i shërbyer qytetarëve sipas numrit të radhës.
  5. Kujdesemi për veten, kujdesemi për të tjerët, respektojmë rregullat e mbrojtjes së shëndetit publik.

/GazetaReforma.com/