Skip to content
Bota

Covid-19, Çekia ashpërson masat. Mbyllen shkollat, baret e restorantet

· 1 min lexim

Qeveria çeke ka vendosur ashpërsimin e masave kufizuese në kuadër të frenimit të përhapjes së pandemisë  së covid-19.

Mbrëmjen e së hënës, autoritet  çeke njoftuan se nga nesër ,  të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Sa i përket tubimeve të njerëzve në publik, do të kufizohen në gjashtë persona .

Vendimi i Republikës çeke vjen pas rritjes të së infektuarve me covid-19.  Vendi  ka regjistruar javët e fundit  rritjen më të shpejtë të të infektuarve në Europë.

Qeveria çeke javën e kaluar vendosi mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, sqaroi  se më 3 nëntor masat do të rivlerësohen, në bazë të situatës epidemiologjike të vendit .

Javën e kaluar, Çekia regjistroi  rekord të të infektuarve me koronavirus . Brenda një dite mbi 8,600 njerëz rezultuan pozitiv ndaj virusit. Numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000.

Deri më tani vendi ka regjistruar mbi 121,400 të infektuar me covid-19

Ndërkohë 1,051 kanë humbur betejën me virusin.

/Gazetareforma.al/