Skip to content
Të Gjitha

Covid-19, Bashkimi Europian dhuron 20 mijë teste për Shqipërinë

· 1 min lexim

Bashkimi Europian do i vijë sërish në ndihmë vendit tonë në luftën kundër koronavirusit pasi ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka deklaruar se në vendin tonë do të mbërrijnë 20 mijë teste për Covid-19.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ Soreca shprehet se donacioni në fjalë është nga BE, ndërsa shpreson që sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta kundër këtij armiku.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter.

Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 6,017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 609 raste.

Në fillim të këtij muaji edhe Kina i dhuroi vendit tonë 1, 000 tamponë, teksa kujtojmë se OBSH ka bërë thirrje për testim masiv, teksa eksperienca e disa vendeve tregon se testimi në masë i popullsisë mund të frenojë virusin.