Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja “Metamorfoza”/ Të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjeve

11:22 17/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza” ka hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, pritet të vendosë mbi kërkesat kyçe të parashtruara nga mbrojtësit ligjorë të të pandehurve.

Në seancën e fundit, një numër avokatësh kërkuan ndarjen e çështjes dhe aplikimin e gjykimit të shkurtuar për klientët e tyre.

Avokati Arben Nela, përfaqësues i ish-prokurorit Xhevahir Lita, argumentoi se hetimet ndaj klientit të tij janë të plota dhe kërkoi që ai të gjykohet në mënyrë të veçuar, nëpërmjet procedurës së shkurtuar.

Kërkesë të ngjashme paraqiti edhe Gentian Rumano, avokati i Ardit Hasanbegajt, duke theksuar se: “Kërkesa për gjykim të shkurtuar është bërë që në seancën paraprake.

Nuk ka prova të tjera për t’u paraqitur. Ndarja e çështjes është rrjedhojë logjike e këtij pozicioni.”

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesit ligjorë të Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa për ndarjen e çështjes ia lanë vlerësimin gjykatës.

Avokati i Bistrit theksoi se nuk ka kërkesa për prova të reja apo për pavlefshmëri të atyre ekzistuese.

Ndryshe qëndron pozicioni i biznesmenëve Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka, të cilët nuk kërkuan ndarje të çështjes apo gjykim të shkurtuar. Avokati i Gjokës, Gurali Brahimllari, tha se janë ngritur kërkesa për pavlefshmëri të akteve dhe për përdorimin e të dhënave të sistemit “Sky ECC”, por jo për ndarje apo procedim të përshpejtuar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ‘Sky’ është i paqartë. Megjithatë, ne kemi kërkesa specifike për mënyrën se si janë mbledhur dhe përdorur të dhënat në këtë çështje,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, SPAK kundërshtoi ndarjen e çështjes, me prokurorin Arben Kraja që deklaroi se provat e siguruara janë të ndërthurura dhe ndarja e dosjes mund të dëmtonte ecurinë e gjykimit.

“Të dhënat nga ‘Sky ECC’ janë mbështetur nga prova të tjera dhe janë të renditura qartë në fashikullin hetimor. Ndarja do të rrezikonte integritetin e hetimit,” argumentoi Kraja.

Gjykata u tërhoq për të shqyrtuar kërkesat dhe pritet që në seancat e ardhshme të vendosë nëse do të ndajë çështjet dhe nëse do të lejojë gjykimin e shkurtuar për disa prej të pandehurve.

Etiketa: dosja metamorfozandarja e dosjeveTe pamdehurit

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Shtyhet sërish seanca për dosjen “5D”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.