Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Caktohet 23 shkurti për Ballukun, Rama: Ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen

11:16 16/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për aferat e saj të shumta, do të zhvillohet më 23 shkurt, në orën 10:00. Lajmi është bërë i ditur pasi fillimisht mbledhja ishte parashikuar të mbahej më 28 janar, por u shty për një datë tjetër të pacaktuar.

Shqyrtimi i çështjes së imunitetit të Ballukut vjen në një kohë kur Partia Socialiste ka prezantuar një nismë ligjore, e cila synon të kufizojë mundësinë e gjyqësorit për të pezulluar funksione kushtetuese të anëtarëve të ekzekutivit.

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ai nuk i ka pranuar ato. Sipas tij, dorëheqjet janë dorëzuar pas zhvillimeve nga ana e drejtësisë.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, i kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është fut në territorin e pavarësisë pushtetin ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë të gjithë atë baltë mbi fytyrë sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Se kur plotësohen kushtet nuk e cakton dot as prokurori, as media dhe as gjyqi popullor,” tha Rama.

Rama shtoi se vendimmarrja për një dorëheqje nuk mund të diktohet nga prokuroria, media apo ajo që e cilësoi si “gjyqi popullor”, megjithëse lista e Ballukut në SPAK është e gjatë. Duket se kryeministri po bën gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij, që shumë shpejt do ta tërheqë në gropën që po fundosen njëri pas tjetrit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip