Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bungo sulmon Aurora Polon: Hiq dorë nga kandidimi për drejtoreshë të RTSH-së

12:40 10/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
Bungo sulmon Aurora Polon: Hiq dorë nga kandidimi për drejtoreshë të RTSH-së

Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, ka sulmuar drejtoreshën e komanduar të RTSH-së, Aurora Polon, duke i kërkuar që të heqë dorë nga kandidimi për drejtor të RTSH-së, duke e akuzuar për shkelje të statutit të institucionit.

Megjithatë, duhet theksuar se Bungo vetë është në shkelje të ligjit dhe statutit të RTSH-së.

Ai ka marrë para nga fondet e RTSH-së, ka shkelur rregullat dhe ligjet, ka gënjyer në Kuvend dhe ka falsifikuar firma gjatë mbledhjeve të Këshillit Drejtues.

Letra e plotë e Leka Bungo për Aurora Polon:

Zonja Polo,

Statuti i RTSH-së, ndër të tjera, në Nenin 10, Pika 1, Germa C, saktëson:

“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së… duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet, nga të cilat pesë vjet në pozicione menaxhimi NË MEDIA, institucione publike (jo administrative), në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe dixhitale.”

I njëjti kriter është i detyrueshëm edhe për emërimin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Megjithatë, ish-Drejtori i Përgjithshëm, në shkelje të Statutit, ju ka emëruar Zv. Drejtore, dhe ju keni kryer funksionet e saj për disa muaj, edhe pse Këshilli Drejtues, nomenklaturë e të cilit jeni pjesë, ka REFUZUAR emërimin tuaj.

Befas, në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues, ju u emëruat me shumicë votash në pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Padyshim, emërimi juaj ishte i ligjshëm, pasi vendimi u mor me shumicë votash. Megjithatë, sipas gjykimit tonë, ai ishte i paligjshëm për anëtarët e Këshillit Drejtues.

Gjithsesi, në një rast të tillë, ju nuk mund t’i shmangeni përgjegjësisë morale, pasi ishit e vetëdijshme që emërimi ishte në kundërshtim me Statutin e RTSH-së.

2. Kandidatura juaj për Drejtor të Përgjithshëm

Zonja Zv. Drejtore, pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm, ju keni aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

E keni bërë këtë edhe pse jeni e vetëdijshme se, ashtu si në rastin e emërimit tuaj të parë, edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ekziston e njëjta pengesë ligjore:

Kriteri i përcaktuar në Statut – Neni 10, Pika 1, Germa C.

Këmbëngulja dhe etja e domosdoshme për t’u ulur në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm ju ka “errësuar vështrimin”, saqë nuk ju lejon të lexoni as Statutin.

Këmbëngulja juaj e pashpjegueshme ka zvarritur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Drejtorit të ri të institucionit.

Nëse mendoni se mund ta realizoni pikësynimin tuaj ashtu si atëherë kur u ulët në karrigen e Zv. Drejtorit, gjykoj se gaboheni.

Duke u nisur nga sa më sipër, do t’ju këshilloja të jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Me respekt,

Leka Bungo

Kryetar i Këshillit Drejtues

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Aurora PoloBungortsh

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Emigrantët e Gjadrit/ Mediat italiane: Shqipëria merr kompetencat për emigrantët

Emigrantët e Gjadrit/ Mediat italiane: Shqipëria merr kompetencat për emigrantët

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip