Skip to content
Të Gjitha

Braktisi foshnjën e saj të porsalindur, arrestohet nëna 30-vjeçare

· 2 min lexim

Mesditën e sotme, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçaren që braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një garazh.  Mbi Eglantina Isufin rëndon vepra penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Fillimisht kjo e fundit mohoi se ishte ajo nëna e fëmijës dhe deklaroi se nuk ka dijeni për ngjarjen.  Por kur është përballur me provat nga verifikimi i telefonatave, ajo ka pranuar gjithçka.

Nëna e foshnjës ka deklaruar se e braktisi bebin në një bodrum për shkak se familjarët nuk ishin në dijeni të shtatzënisë së saj, pasi nuk është e martuar.

Njoftimi i policisë: 

 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme