Skip to content
Të Gjitha

Braimllari në Kolonjë: “Është harruar nga Rilindja, ka varfëri e mungesë investimesh”

· 1 min lexim

Endrit Braimllari, ish-deputeti i LSI ka qenë sot në Kolonjë, ku ka takuar disa nga banorët e zonës.

Prej andej, Braimllari ka shigjetuar qeverinë, duke thënë se Kolonja, toka e Rilindjes së vërtetë, është lënë në harresë nga Rilindja Fake.

Ai akuzon mazhorancën për varfërinë në këtë zonë dhe mungesën e investimeve.

Postimi i plotë

“Ne bashkine e Kolonjes ne takime me strukturat e LSI.

Shqetesimi kryesor papunesia, varferia, mungesa e investimeve ne bujqesi dhe largimi i banoreve.

Kolonja, toka e Rilindjes se vertete, e tradites dhe kultures e harruar nga Kryeministri dhe Rilindja Fake.

Duhet bashkimi i te gjitha energjive per ti kthyher dinjitetin kesaj zone.

Duhet investuar ne bujqesi, ne hapjen e vendeve te punes dhe ne agroturizem per te kthyher banoret ne kete zone te mrekullueshme por te harruar nga Rilindja FAKE e Edi Rames.”