Skip to content
Bota

Bombë në kullën ‘Eiffel’? Alarmi ngre në ‘këmbë’ gjithë policinë e Parisit, evakuim masiv nga zona…  

· 2 min lexim

Konsiderohet si simboli i qytetit të Parisit dhe njihet në të gjithë botën, por sot parizienët për pak kujtuan se e humbën…

Një alarm për bombë pak më parë në kullën më të famshme të kryeqytetit francez, “Eiffel”, ngriti në këmbë gjithë policinë dhe xhandarmerinë e Parisit, e cila evakuojë jo vetëm kullën e hekurt por edhe gjithë zonën rreth saj.

Policia dyshon se mund të ketë një bombë në kullën “Eiffel” bazuar mbi një telefonatë të marrë nga një person anonim.

Kulla “Eiffel” u evakuua menjëherë, teksa Policia në një zonë të gjerë ngriti kordone policore për të mos lejuar hyrjen e qytetarëve.

Hera e fundit që kulla “Eiffel” u evakuua prej një kërcënimi, daton më 20 maj të 2019-ës, kur një person u ngjit këmba dorazi.

Stacioni televiziv lokal “BFMTV” tha se, policia mori një telefonatë anonime duke pretenduar se një bombë ishte vendosur.

Gazetari francez, Amaury Bucco, shkroi në Twitter: “Perimetri i Eiffel u rrethua, operacioni i policisë është në zhvillim e sipër”.

“Një burrë kërcënon të hedhë në erë gjithçka”.

Disa media raportojnë se, një burrë ka thirrur “Allahu Ekbar” dhe ka kërcënuar se, do të shpërthente një pajisje që e mbante me vete.

/GazetaReforma.com/