Skip to content
Kryesore

Boksieri shqiptar mposht rivalin serb

· 1 min lexim

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri vazhdoi serinë e tij të pamposhtur, duke fituar duelin e shtatë në karrierën profesionale.

Ai e mposhti serbin Vanja Dumitrov në raundin e parë, dhe i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste ndeshjen, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pas fitores, Imeri shprehu kënaqësinë dhe shprehu synimin për të përballur kundërshtarë më të fortë në të ardhmen.