Skip to content
Të Gjitha

Bllokohen 620 mijë litra naftë në Ballsh, nuk plotëson parametrat për të dalë në treg

· 1 min lexim

Ditën e sotme mësohet se 550 ton naftë është bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industriak në Rafinerinë e Ballshit.

Sasia prej 620 mijë litrash naftë ndodhej në depozitën me numër “G 46” dhe bllokimi i saj është bërë pasi nuk plotëson parametrat për të dalë në treg.

Bllokimi është kryer pas një kontrolli të ushtruar nga inspektorët teknikë industriakë. Mësohet se pjesë e kontrollit ka qenë edhe vetë ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku.