Skip to content
Të Gjitha

Biznesmenët italianë protestojnë para ambasadës së tyre në Tiranë

· 1 min lexim

Ditën e sotme, biznesmenët italianë kanë dalë në protestë përpara Ambasadës italiane.

Ata kanë vendosur disa pankarta në kangjellat anash rrugës, ndërsa të tjerat i kanë mbajtur në dorë.


Biznesmenët kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria italiane, shkruan Panorama.

Në pankartat e protestuesve shkruhej, “Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë” dhe “Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë.

Gjithashtu biznesmenët kërkuan dëmshpërblim për dëmet e 97-ës, si dhe kurse profesionale e bashkëpunim me IADSA.