Skip to content
Të Gjitha

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu që po punonte në karburant

· 1 min lexim

Një 35-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras.

Shtetasi V.P., 35 vjeç, banues në Kurbin, ka qenë duke punuar në ambientet e një karburanti kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.