Skip to content
Bota

Biden presidenti i ardhshëm i SHBA-ve?! Merr epërsinë edhe në Pensilvani, shkon në 306 mandate

· 1 min lexim

Në shtetin përcaktues të Pensilvanisë, kandidati demokrat Joe Biden merr kryesimin me 49.4% kundrejt 49.3% të Presidentit Donald Trump, ose 5,594 vota më shumë. Pensilvania ka 20 vota elektorale dhe e sjell zotin Biden më pranë shpalljes së fitores. Në Pensilvani janë numëruar 95% të votave.

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me 16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.

Nëse të votimet do të mbylleshin tani, Biden do të merrte 306 mandate elektorale.