Skip to content
Bota

Biden fal personat që hetuan sulmin e 6 janarit, para dorëzimit të pushtetit

· 2 min lexim

Në ditët e fundit të mandatit të tij, presidenti në largim, Joe Biden, ka përdorur pushtetin e tij për t’u dhënë falje disa figurave të njohura të administratës së tij dhe institucioneve të tjera.

Mes tyre janë doktor Anthony Fauci, ish-gjenerali Mark Milley, dhe anëtarë të komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit në Kongresin amerikan. Biden mori këtë vendim për t’i mbrojtur ata nga mundësia e hakmarrjes nga administrata e ardhshme e Trumpit, duke pasur parasysh se Trump kishte paralajmëruar një listë të “armiqve” që e kundërshtuan politikisht.

Në një deklaratë, Biden theksoi se faljet nuk janë një pranimin i fajësisë, por një shenjë mirënjohje për shërbimin e palodhur të individëve ndaj kombit.

Fauci, që ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, ishte një target i sulmeve nga aleatët e Trumpit për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Mark Milley, ish-kryetari i Shtabit të Përgjithshëm, kritikoi ashpër Trumpin pas ngjarjeve të 6 janarit, dhe po ashtu, Biden i dha falje edhe disa anëtarëve të komisionit të 6 janarit, përfshirë ish-reprezentuesit Liz Cheney dhe Adam Kinzinger.

Ky akt i Bidenit shënon një përdorim të pazakontë të pushtetit presidencial për të falur individë që ende nuk janë akuzuar për krime, por që ishin shënjestruar nga administrata e ardhshme për veprimet e tyre politike.

Biden ka theksuar se kalimi i pushtetit duhet të jetë i qetë, pavarësisht paralajmërimeve të tij për rrezikun që paraqet rikthimi i Trumpit në presidencë./ REL